Ka festë në Gjirokastër, për Ditë Vere dhe për fitoren e Luftëtarit ndaj Kukësit

Në Gjirokastër ka përfunduar ndeshja mes Luftëtarit dhe Kukësit, e fituar me përmbysje nga vendësit, me rezultatin 2-1. Guri kaloi Kukësin në avantazh, por më pas Abazaj në limitin e pjesës së parë dhe Liçaj në pjesën e dytë shënuan golat, që i dhanë fitoren Luftëtarit. Gjirokastritët i afrohen më shumë Europës. Ky rezultat pozitiv vjen pas humbjes 3 me 0 ndaj Partizanit në kryeqytet.