Kadare në Gjirokastër: Kjo është koha e tretë e Shqipërisë. Largimet për azil janë të përkohshme

kadare2Sipas Kadaresë, “është koha e tretë e Shqipërisë, e cila është vendosur në anën më përparimtare të botës, që quhet qytetërimi perëndimor”

“Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po do detyrojë klasën politike ta kryejë këtë proces dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron dot. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është një prove, por është e detyrueshme të kryhet. Shqipëria në këtë stad që ndodhet, po ta shikojmë në vizionin historik, le ta marrim 5000-6000 vjet, është në stadin më kulmor të saj. S`ka qenë ndonjëherë në pozitë më të favorshme.”- deklaroi Kadare.

“Por, – vijoi më tej ai,- për fat të keq pozitat e favorshme krijojnë edhe tensione të pafavorshëme”.

“Shqipëria ndodhet në një gjendje tipike ku shansi i madh ka edhe një ngatërresë të madhe midis nesh, shqiptarëve vetë. Unë mendoj se kjo gjë nuk është fatale, nuk është për të vënë duart në kokë, nuk është për të vënë ulërimën, nuk është për të filluar vaji, o bo bo sa keq .. Janë gjendje që popujt i kapërcejnë, i kalojnë,”- tha shkrimtari i madh shqiptar.

“Kryesorja, është se kjo është hera e parë në historinë e kombit tonë që vendi ynë, populli shqiptar ka braktisur një pozicion, një skajim të keq, jashtë Evropës siç ka qenë dëbuar nga Europa; ka qenë dëbuar dy herë nga Europa nga omanët dhe nga komunistët. Eshtë vështirë të thuash kush ka qenë më tepër armik i Europës perandoria osmane apo regjimi komunist shqiptar u shpreh Kadare. Sipas tij tani është koha e tretë e Shqipërisë . Koha e tretë, që Shqipëria është vendosur në anën më përparimtare të botës, që quhet qytetërimi perëndimor”- vijoi më tej ai.

I pyetur për largimet e shqiptarëve jashtë vendit Kadare tha se kjo ethe e largimit është një ethe e përkohshme dhe e kthyer pakëz në modë

“Popujt të tjerë kanë historinë e tyre të largimit,kthimit dhe pastaj të stabilizimit.” është e natyrshme që pas një periudhe jashtëzakonisht të egër të izolimit të vinte ky pasion, shpesh me arsye pasi nuk është pa arsye sigurisht, por edhe pakez e kthyer në modë . “Unë kam besim, se do gjendet drejtpeshimi i një populli që qëndron, largohet dhe kthehet dhe në fund të fundit do qëndrojë në vendin e vet”- u shpreh shkrimtari.