Kakavijë, Greqia bllokon kufirin me Shqipërinë për 9 orë

Greqia do të bllokojë hyrjen në territorin e saj për 9 orë resht duke filluar nga dita e nesërme.

Policia e Shtetit është njoftuar nga homologët grekë se nga ora 03:00 e mëngjesit e datës 12 qershor deri në orën 12:00 do të ketë ndërprerë të plotë të lëvizjeve drejt Greqisë. Nuk do të lejohen të kalojnë as këmbësorë dhe as automjete.

Shkak për këtë është riparimet në sistemin kompjuterik ku regjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve.