Kakavijë, kapen 60 klandestinë të huaj, mes tyre gra edhe fëmijë

klandestine11Policia kufitare eka bërë të mundur ndalimin e 60 shtetasve të huaj në kakavijë të cilët janë futur ilegalisht në brendësi të territorit shqiptar. Policia bëri të ditur se ndalimi i tyre u bë rreth orës 22:30 të ditës së djeshme në vendin e quajtur fushat e fshatit Radat.

Shtetasit e ndaluar janë nga Siria, Sudani dhe Eritrea, të cilët kanë hynë në territorin shqiptar në mënyrë ilegale nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me destinacion Malin e Zi e më pas një nga vendet e BE-së.
 
Po sipas policisë nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 44 shtetas janë nga Siria, 8 nga Sudani dhe 8 nga Eritrea ku midis tyre shtatë janë gra dhe dy fëmijë. 

Shtetasit u transportuan për në ambientet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë për t’u zbatuar procedurat nga Sektori i Migracionit.
 
Ndërkaq, vijon puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre.