Kakavijë, kapet në autobus 1 kg kokainë, shoferët e kishin fshehur te sendet personale

Një kontroll i beftë në autobusin e linjës Tiranë-Athinë në pikën kufitare të Kakavijës, ka bërë që policia greke të zbulojë një kilogram kokainë të pastër

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme fill pas një kontrolli të ushtruar nga pala greke

Autoritetet policore njoftuan se lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të autobusit.

Policia raporton se autobusi i përket një kompanie greke transporti, që drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, T.I.