Kakavijë, ndalen të tjerë klandestinë nga Siria edhe Eritrea

klandestine_1Gjatë 24 orëve të fundit nga forcat e Policisë Kufitare janë ndaluar 48 klandestinë në Kakavijë dhe në Hanin e Hotit Shkodër. Policia Kufitare e Kakavijës ka bllokuar 26 klandestinë në vendin e quajtur Mulliri poshtë Pikës së Kalimit Kakavijë. Ndërsa policia Kufitare e Hanit të Hotit ka bllokuar 22 klandestinë në aksin rrugor Bajzë- Hot. 48 klandestinët janë nga Siria dhe Eritrea. Ndërmjet tyre ishin 4 gra edhe 3 fëmijë. Ndërkohë vijon puna nga Sektori i Migracionit për kthimin vullnetar te tyre.