Kakavijë, ndalohen 39 klandestinë nga Siria dhe Sudani

157870-620x339Policia e Gjirokastrës ndaloi sot pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, 39 klandestinë nga Siria dhe Sudani. Shtetasit e huaj u ndalën në shtratin e lumit Drino.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ata pa dokumente kishin hyrë në territorin shqiptar dhe kishin për qëllim Malin e Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Uniformat blu theksojnë se më herët janë ndaluar edhe 38 persona të tjerë klandestinë, disa prej të cilëve janë nga vendet e treta.

Numri i klandestinëve që vijnë në Shqipëri, përmes Greqisë, dhe që synojnë vendet e Evropës, sa vjen edhe po rritet, me përshkallëzimin e konfliktit në Siri dhe Irak.