Kalatë virtuale të qarkut Gjirokastër (VIDEO)

sdfghjgffghNdodh që sapo sheh një tur virtual të një kalaje, të linde interesi ta përjetosh ‘live’ këtë eksperiencë.

Tanimë të paktën për zonën e Gjirokastrës, Tepelenës, Libohovës dhe Këlcyrës kjo është e mundur, pasi përmes projektit “NET CASTLE”, një financim i BE-së për programin ndërkufitar Shqipëri-Greqi, janë 12 kala, të cilat ofrojnë për turistet vendas, por kryesisht për ata të huaj, ture virtuale 360 gradë.

“Për ata që nuk kanë mundësi t’i vizitojnë fizikisht, apo për ata që duan të kenë një informacion paraprak përpara se ti fizitojnë, është e mundur që të shohin një tur virtual 360 gradë të kalasë, bashkë me këtë edhe informaconin historik, kulturor të kalasë dhe të zonës në të cilën ata ndodhen”, sqaron Blerjana Bino, Drejtore e Projektit.

Krahas vlerave turistike, turi virtual përmban edhe përmasat reale të kalave, ç’ka e bën atë rezistentë në kohë. Duke pasur këtë dëshmi aktuale, pas disa kohesh, thotë drejtuesja e projektit, mund të shihet evoluimi i dimensioneve të kalave ndër vite.

“Janë dixhitalizuar 12 kala, që do të thotë, janë përgatitur formatet e tyre 3D, duke dhënë volumin e plotë të kalasë, që shërben për të gjithë të interesuarit dhe profesionistët për të matur ekzaktësisht përmasat dhe karakteristikat tipike të çdo kalaje”, thotë Bino.

Ndërsa, për shtete të tjera kjo procedure tashmë është e konsoliduar, në vendin tonë kjo është hera e parë që aplikohet ky projekt, i cili synon që shumë shpejt të shtrihet edhe në Qarkun e Beratit dhe Vlorës.