Kallëzohet pronarja e një biznesi në Gjirokastër, nuk pagoi rrogat dhe sigurimet e punëtorëve

Pronarja e një biznesi në Gjirokastër është kallëzuar në polici nga punëtoret e firmës së saj, pasi nuk u ka paguar pagat dhe as sigurimet shoqërore për periudhën Janar-Maj 2017.

Sipas njoftimit të shpërndarë për media, ngjarja ndodhi një ditë më parë. 42-vjeçarja banuese në fshatin Dhrovjan të Delvinës do të hetohet për akuzat e ngritura nga punonjësit e saj.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.

Më datë 14.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për  shtetasen M.P vjeç 42, banues në fshatin Dhrovjan, Delvinë, administratore  e nje subjekti privat pasi dyshohet se shtetaset E.GJ, M.J e ZH.J, vjeç 25, 30 e 26, banuese në Gjirokastër, kallëzojnë se nuk ka deklaruar punëtorët dhe pagat, nuk u ka paguar sigurimet shoqërore për  periudhë  Janar–Maj 2017 dhe nuk u ka dhënë pagat e muajve të fundit. Nenet 180, 170/a e 143 të Kodit Penal.