Kanabisi s’ka të sosur, asgjësohen 23 mijë rrënjë brenda një dite. Të arrestuar nuk ka

1471360013tepelenQë prej oreve te para të mengjesit e deri në orën 15:00, në Kurvelesh, Tepelene ka vijuar operacioni antikannabis

Në këte operacion marrin pjese forcat policore te Drejtorise Vendore te Policise Gjirokaster dhe te Komisariatit te Policisë Tepelenë.

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , në zona të pyllëzuara, pa pronar, u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 23 000 bimë narkotike të mbjella në 13 parcela.

Operacioni po zhvillohet ne territoret e fshatrave te Njësisë Administrative Kurvelesh

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.