Kandidati i PD për Dropullin, rikthimi i sforcuar te ish-ministri i harruar Kosta Barka

I treti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër është Kosta Barka, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në vitet 2005-2008.

Rikthimi i PD-së tek ish-ministri i harruar, të cilit mezi i gjenden tre-katër foto në Google dhe disa akuza nga Prokuroria e Beratit për shpërdorim fondesh, ngjan të jetë një lëvizje e sforcuar e Lulzim Bashës.

Pas arrestimit dhe më pas burgosjes së Spiro Kserës për korrupsion, PD nuk kishte një figurë tjetër në zonën e minoritetit në Dropull prandaj është rikthyer sërish të Kosta Barka.

Sidoqoftë Dropulli është një bashki ku PD ka humbur shumë terren. Në zgjedhjet lokale të vitit 2015 ajo u rendit partia e tretë. Ndonëse zyrtarisht kryebashkiaku i Dropullit fitoi si kandidat i PD-së, de fakto ai është njeriu i Vangjel Tavos dhe Bashkia drejtohet prej LSI-së.

Në vitin 2008 Kost Barka u shkarkua nga posti i Ministrit me propozim të Kryesisë së PBDNJ dhe më pas u emërua në vend të Bashkim Gazidedes si nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

/Libohova Online/