Kandidati i PD-së: Kryetari i Bashkisë Dropull po përdoret nga Vangjel Tavo

Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Kosta Barka ka dhënë së fundi një intervistë në gjuhën greke për Televizionin publik Gjirokastra.

Ai ka akuzuar Edi Ramën për përkeqësim të marrëdhënieve me Greqinë. Ndërkohë i pyetur nga gazetari për punën e Bashksië Dropull, e cila që prej vitit 2015 drejtohet nga një kryebashkiak i PD-së, ai ka shprehur pakënaqësi.

“Për fat të keq nuk shikoj që Bashkia Dropull në këto dy vjet të bëj detyrat që duhet. Për fat të keq është një kryetar i zgjedhur nën siglën e PD-së, por nga ana tjetër e shikoj të përdoret nga parti tjetër apo fytyra të tjera, që janë fatkeqësi për Dropullin”, ka thënë Barka, duke mos përmendur emra.

Por nuk është e vështirë të merret me mend. Arhilea Deçka, kryebashkiaku i Dropullit është njeriu i Vangjel Tavos dhe kjo bashki de fakto drejtohet prej LSI-së.

Në vitin 2015 PD bëri pazar me LSI për këtë njësi vendore, duke i lënë terren të lirë Tavos.

/ArgjiroLajm.net/