Kanë edhe ‘timonin’ edhe ‘tepsinë’, socialistët e Gjirokastrës ia marrin valles për festa (VIDEO)

Socialistët në Gjirokastër kanë organizuar mbrëmjen e djeshme një takim festiv me rastin e festave të fundvitit.

Veç strukturave drejtuese dhe anëtarësisë, merrnin pjesë në festë edhe deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro e Flamur Golemi. Ishin gjithashtu edhe prefekti Astrit Aliaj dhe drejtues të tjerë nga radhët e socialistëve në Gjirokastër.

Ra në sy mungesa e ish-kryebashkiakut dhe ish-prefektit, Flamur Bime, për të cilin mësohet se nuk i është dërguar ftesë. ArgjiroLajm.net sjell më poshtë video nga ky event.