Kaosi në vitin ’97, si u hapën depot e armëve në Gerhot (VIDEO të rralla)

Agjensia e lajmeve Associated Press ka publikuar të tjera video nga trazirat e vitit 1997 në Shqipëri, kur shteti kishte rënë dhe gjithçka ishte në kaos.

Në videot më poshtë shihni anarkinë që mbizotëronte në Gjirokastër.

Pamjet tregojnë si u hapën depot e armëve në Gërhot, si ruhej me njerëz të armatosur vendi i njohur si “postblloku” dhe se si fëmijët mbanin nëpër duar armë.

Nuk mundojnë as sharjet dhe akuzat kundër Sali Berishës, asokohe President i Shqipërisë.

Video të tilla tregojnë edhe njëherë marrëzinë e asaj kohe, pasojat e së cilës ndjehen edhe në ditët e sotme, kur ende ka armë e municione në duart e njerëzve. S’ka nevojë për më tepër koment. Shihni videot. /ArgjiroLajm.net