Kapen dy shtetas palestinez te ‘Ura e Libohovës’

Policia kufitare në Gjirokastër ka ndaluar në vendin e quajtur ‘Ura e Libohovës’ dy shtetas palestinez, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme, nga Greqia në Shqipëri.

Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes ata u proceduan me Urdhër largimi me ekzekutim vullnetar. Klandestinët që futen në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë janë kthyer në një shqetësim të madh për policinë kufitare.

Ata e përdorin vendin tonë si tranzit për të shkuar më tej drejt vendeve të BE-së.