Kapen tre shtetas nga Maroku në Sofratikë

Vijojnë të mbërrijnë klandestinë drejt kufirit shqiptar. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër njofton për kapjen e tre shtetasve nga Maroku në afërsi të fshatit Sofratikë, Bashkia Dropull. Ata janë A.E, F.E dhe Y.S, vjeç 33, 29, 31. Kapja e tyre u bë një ditë më parë, ndërsa në përfundim u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.