Kapet 10 mijë Euro mall kontrabandë në Kakavijë, arrestohen dy shoferët e autobusit (Emrat)

10 mijë euro mall kontrabandë është bllokuar nga doganierët në Kakavijë. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se malli po transportohej në autobusin e linjës Fier-Athinë me targë AA 678 NM, mjet në pronësi të kompanisë ‘Fieri Travel’. Ndërkohë janë vënë në pranga dy shoferët Denis Mema dhe Edlir Xheblati. Pjesa më e madhe mallit ishin veshje model ‘xhins’ dhe artikuj kozmetikë. Por nuk mungonin edhe mallra të tjerë si dekodera DigitAlb (20 copë) apo kërmij të gjallë (330 kg) sikundër shihet në fotot më poshtë.

/ArgjiroLajm.net/