Kapet 6 kg kanabis në Kakavijë, pranga 29-vjeçarit

Më datë 18.05.2017, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Klajdi Këllçiu me automjetin tip “Benz”, me targa AA 953 GF. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 6 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit :

Klajdi Këllçiu, 29 vjeç, banues në Fier.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.