Kapet një i ri me stilolaps-pistoletë në doganën e Kakavijës, arma e prodhuar në Poliçan (Foto)

Një armë jo e zakontë është kapur nga policia në pikën kufitare të Kakavijës. Një i ri ka tentuar të kalojë drejt shtetit grek më një stilolaps-pistoletë.

30-vjeçari e kishte futur në xhepin e xhupit armën, duke u munduar ta kalojë si një stilolaps të thjeshtë. Ka qenë policia ajo që e ka pikasur pas kontrollit dhe ka bërë ndalimin e të riut.

Sipas GH.al stilolapsi-pistoletë është prodhuar në fabrikën e Poliçanit. Ndërkaq, mbetet mister arsyeja e kalimit të të riut me armë zjarri drejt Greqisë.

Bllokimi i pikave kufitare me Greqinë është shfrytëzuar nga policia për kontrolle të imtësishme, të cilat kanë rezultur në kapjen e disa mijëra eurove, si dhe disa sasive droge.