Keni planifikuar pushime? Sinoptikanët tregojnë si do të jetë moti gjatë gushtit

moti-i-nxehte-655x356 (1)Këtë fundjavë pritet që termometri të shënojë një vlerë deri në 38 gradë celcius. Sipas specilistëve në Institutin e Gjeoshkencave edhe në tre ditët e para të javës që vjen tempertaurat do të jenë në këto vlera ndërkohë që në zonat malore dhe ato urbnane pranë tyre nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shkurtra.

Ekspertët e institutit bëjnë me dije se për shkak të temperaturave të larta të cilat do të mbizotërojnë në të gjithë vendin nuk përjashtihet rreziku nga zjarret. Ata konfirmojne se  mundësia më e lartë për zjarre është në zonat e Lushnjes, Fierit, Sarandës dhe  Delvinës.

Specialistë të Institutit të Gjeoshkencave u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg këtyre zonave  pasi rreziku i përhapjes së zjarreve është mjaft i lartë.

I gjithë muaji gusht pritet të jetë me temperatura të larta, me disa reshje në zonat malora që nuk arrijnë t’i ulin temperaturat. Pra të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet e tyre në pjesën e parë apo edhe të dytë të muajit gusht mund të rrinë të qetë pasi moti u premton diell./ora news