Këshilli Bashkiak, tituj “Qytetar Nderi” i Libohovës për dy personalitete

Keshilli bashkiak libohoveMe rastin e 7 Marsit Këshilli Bashkiak i Libohovës vlerëson me titujt “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) dy personalitete në fushën e arsimit dhe patriotizmës.

Jorgo Malita

Me motivacionin: “Personalitet i shquar libohovit. Për vlera dhe kontribute të veçanta në fushën akademike. Origjinal dhe kërkues i apasionuar. Solli vlera të reja në pasurimin dhe thellimin e traditës në fushën e Matematikës”.

Diogjen Harito

Me motivacionin: “Personalitet i shquar zagorit, për vlera dhe kontribute të veçanta në fushën e patriotizmës, sociologjisë dhe linguistikës. Bashkëluftëtar me Ismail Qemalin për mbrojtjen e lirive dhe aspiratave kombëtare”.

Përmes një njoftimi Bashkia Libohovë thotë se dorëzimi i këtyre titujve do të bëhet nesër në orën 12:00, kur është parashikuar edhe një aktivitet kulturor i organizuar nga nxënësit, me rastin e 7 dhe 8 Marsit.

Pas kësaj është programuar edhe një festë për gratë dhe vajzat në kuadër Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

|Libohova Online|