Kishte futur drogë në shasinë e makinës, arrestohet në Kakavijë tepelensi

tmp_23727-droga6389680592Më datë 01.12.2016, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavijë,  nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë  u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Dashnor Hamza, me mjetin tip “Lancia Phedra”, me targa AA 458 MA. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga  punonjësit e Policisë Kufitare,  mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në një vend të sajuar në shasinë  e automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva.

Menjëherë kanë bërë  bllokimin mjetit, duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të imtësishëm  nga grupi hetimor, në shasinë e mjetit u gjetën  28 pako   me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me  peshë totale 28  kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit :

Dashnor Hamza, 43 vjeç , banues në fshatin Xhafaj, Tepelenë.

Materialet proçeduriale do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a  i Kodit Penal.