Kjo është pamja e re në rrugët e brendshme të Suhës (FOTO)

tmp_4896-image-0-02-05-f2a0534ec61bf3f973c57d7543e591518db80de7a4c9ba6b6825c744d7df38f2-v2043568079Pjesë e rrugëve të brendshme në të cilat u ndërhy së fundi nga Bashkia Libohovë, ishin edhe rrugët e fshatit Suhë. Kryebashkiakja Luiza Mandi ka postuar në Facebook disa foto nga pamja e re e këtyre rrugëve, ndërsa shton se ky nuk do të jetë investimi i vetëm. Më poshtë mesazhi i plotë i saj.
“Nuk ndalemi derisa të bëjmë rrugë më të mira për çdo lagje dhe fshat të Bashkisë Libohovë. Më vjen mirë që nga investimi i fundit në rrugët e brendshme ndërhymë edhe në fshatin Suhë. Besoj se më të lumtur janë banorët që shkelin përditë në këto rrugë. Kurrë më parë nuk ishte vënë dorë në këto anë dhe jam e bindur që ky nuk është investimi i fundit. Njësoj siç bëmë rrugën e Bulos, siç kemi nisur punën në rrugën e Labovës, do bëjmë të gjitha përpjekjet edhe për investime të tjera të ngjashme. Falenderoj punëtorët dhe firmën që kreu punimet, si dhe banorët e Suhës për besimin dhe durimin e treguar”, shkruan Mandi
/Libohova Online/

tmp_4896-image-0-02-05-df9605d8271ae99977e636574263e47c9d8cf48f4d09f6c4d9f52704a8a1aba0-v1652003569

tmp_4896-image-0-02-05-f2a0534ec61bf3f973c57d7543e591518db80de7a4c9ba6b6825c744d7df38f2-v1817178423tmp_4896-image-0-02-05-ef459e14c7c1d90a0b1119a66d5d05732985b04eae4706f94a755a5f7620d2b4-v-920551881tmp_4896-image-0-02-05-03097064f80a23273074c5c84952a497b8dc755b49579c2259975acc58b55f69-v-1749446672tmp_4896-image-0-02-05-f655a936447cc6d95c0063f5f783abf4ddc7eb29a8b93eeea68dea2afae79195-v-1030131936tmp_4896-image-0-02-05-33a3cf5a7b5d90af923177bea017c83e00779c9324e12f3f585762a12d605643-v-1719379499