Kokalari: Investimet në sport do “ringjallin” Gjirokastrën

Igli kokala“Pse është venitur sporti? Cfarë do të bëhet për ta rilindur? Ne do të kthejmë shpresën me vizionin tonë”-. Ka qenë kjo motoja e aktivitetit të zhvilluar në pallatin e sportit në Gjirokastër ku kandidati i koalicionit të djathtë Igli Kokalari, ka prezantuar programin e tij për sportet.

Sportistë, trajnerë, ish sportistë të disiplinave të ndryshme të sportit, kanë dëgjuar programin e hartuar për ringjalljen e basketbollit, futbollit, volejbollit, sportet e rënda, cirkut e deri te bodybuilding. Nga ky pallat ka thënë kandidati Kokalari ku do të numërohen votat në 21 qershor, do të rilindë ëndrra e cdo banori, do t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm Gjirokastrës.

Duke i premtuar mbështetjen Igli Kokalari, sportistët kanë vlerësuar ambicien dhe vizionin që ai ka për zhvillimin e qytetit dhe sporteve.