Kombëtarja në ankth, dëmtohet Lorik Cana

lorik-cana-300x187Dëmtohet Lorik Cana.

Kapiteni i Kombëtares perdrodhi kaviljen e kembes se majtë gjatë ndeshjes mes Lille dhe Nantës, ku la fushën duke caluar në minutën e 56 dhe ende nuk ka një parashikim te sakte mbi kohën e rikuperimit.

Burime prane futbollistit bejne te ditur se Cana ndien dhimbje, por shpreson qe te mund tja dale per ndeshjen me Serbine, ende pse asgje nuk mund te jete zyrtare pa ekzaminime me te hollesishme mjekesore

Duhej të ishte një ndeshje normale futbolli, por papritmas u kthye në shqetësimin kryesor të mbrëmjes për tifozët shqiptare, luhej pjesa e dytë e Lille- Nantes ndeshje e prapambetur të javës së 8 të Ligue 1, në minutën e 53 Lorik Cana ka një duel me Baptiste Guillaume, kapiteni i Kombëtares Shqiptare rrëzohet pak hapa pas kontaktit dhe mbetet i shtrirë në fushë. Mjekët nxituan ta ndihmonin por në fytyrën e Canës dukej qartë dhimbja, përsëritjet e imazheve sqaruan gjithshka, në rënien pas duelit Cana përdredh kaviljen e këmbës së majtë.

Në minutën e 56 u detyrua të dalë nga fusha e “Pierre Mauroy” duke caluar me mjekët që e mbanin për krahu, dhe i vetmi sinjal pozitiv në momentin e daljes është se duket që Cana edhe pse ndien dhimbje arrin të mbështesë këmbën e majtë në tokë.

Në mungesë të një lajmërimi zyrtar nga ana e Nantes dhe të informacioneve në mediat franceze është e pamundur të hipotetizohet mbi kohën e rikuperimit. Ndeshja me Serbinë luhet në 8 tetor dhe deri atëherë mbeten pak ditë.

Cana shpreson qe tja dale per te qene ne fushe, por ne rast te kundert mungesa e tij do të ishte një problem jo i vogël për De Biasin që nuk ka në dispozicion as Mërgim Mavrajn i dëmtuar prej disa muajsh. Për sa i përket ndeshjes së Ligue 1, ku Ermir Lenjani qëndroi në stol, Nante siguroi fitoren e parë pas 4 disfatash në shifrat 0-1 me gol të Iloki./SuperSport