Komedia “Emigrantët”, luan edhe “Drejtori” i Portokallisë

teatriTrupa e aktorëve të teatrit të Gjirokastrës “Zihni Sako” vijon përgatitjet për të vënë në skenë komedinë “Emigrantët”, e përzgjedhur nga regjizori Kudret Alikaj. Kjo shfaqe është një nga më të interpretuarat nëpër teatro këto 40 vitet e fundit. Fakti që Shqipëria ka vuajtur shumë nga emigracioni në këto 25 vite, është arsyeja për vendosjen në skenë të kësaj pjese.

Në rastin konkret kemi emigrimin e dy personazheve, njëri prej të cilëve është intelektual disident i larguar nga vendi dhe tjetri është një njeri punëtor që ëndërron të largojë fukarallëkun. Kjo ëndërr e tij e ka shndërruar atë në skllav të parasë.

Personazhet interpretohen nga aktori i mirënjohur Viktor Çaro dhe Erdit Asllanaj, të cilin shumica e publikut e njeh në personazhin e “Drejtorit” te spektakli “Portokalli” në Top Channel. Kjo shfaqje do të çelë edhe sezonin e ri të teatrit “Zihni Sako”.