Komentet janë të tepërta/ Deputeti i Gjirokastrës nuk zhgënjen as kësaj here: Marrëveshja e detit me Greqinë duhet të ishte në fuqi

Deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu vazhdon me paturpësi të mbrojë Paktin Detar të vitit 2009 me Greqinë, ndonëse kjo e fundit e pranoi së fundi se ajo marrëveshje dëmtonte Shqipërinë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka rrëzuar atë marrëveshje.

I ftuar në emisionin ‘Top Story’ sonte në mbrëmje, Shehu këmbëngulte se marrëveshja e bërë në kohën e PD-së ishte e rregullt.

“Për të njollosur atë qeveri, marrëveshja u anatemua qëllimisht nga Rilindja. Ajo marrëveshje ishte normale, ishte racionale, ishte në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe do duhej të qëndronte në fuqi sepse do të forconte pozitën tonë. Ajo marrëveshje duhet të shërbejë si model në marrëveshjen e re. Ajo marrëveshje ishte solide në këtë drejtim”, është shprehur Shehu në ‘Top Story’.

Më herët gjatë një interviste për Report Tv, deputeti i Gjirokastrës ishte shprehur se marrëdhëniet me Greqinë ishin shumë të mira deri në vitin 2013, por më pas sipas tij i prishi Rama me politikën e gabuar që ndoqi.

©Libohova Online