Konfirmohet kandidimi, Luiza Mandi përballë Altin Çomos

Liza mandiKandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Libohovë është lënë të zyrtarizohet javën e fundit, kur edhe skadon në fakt afati për regjistrimin e kandidatëve në KQZ.

Libohova Online mëson se tashmë është zgjedhur mjekja Luiza Mandi, e cila do të vendoset përballë kryebashkiakut aktual, Altin Çomo. Ky i fundit kërkon të marrë mandatin e tretë, pas një qeverisje 8-vjecare të Libohovës.

Zyrtarizimi i Luiza Mandit, pritet të bëhet brenda tre ditëve të ardhshme nga deputetë të Gjirokastrës dhe strukturat lokale të PS-së.

52-vjecarja Mandi ka përfunduar studimet e larta për Mjekësi në Universitetin e Tiranës. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe prej vitesh punon si mjeke. Sa i përket kontributit në qeverisjen vendore, Mandi është anëtare e Këshillit Bashkiak të Libohovës, si përfaqësuese e Partisë Socialiste.