Konsulli grek në Gjirokastër: Marrëveshja për varrezat e ushtarëve, gjest miqësie

Akti i zhvarrosjes së eshtrave të ushtarëve grekë në luginën e Vjosës është konsideruar nga konsulli grek në Gjirokastër si diçka e shenjtë, përfundimi me sukses i të cilit do t’i shërbejë mirëkuptimit të mëtejshëm mes dy vendeve. I pyetur për zhvillimet e fundit politike mes dy vendeve, konsulli grek Vasileos Tolios theksoi se është e nevojshme të kapërcehen kufijtë e politikës në mirëkuptimin reciprok mes dy vendeve. Këto deklarata janë dhënë gjatë një aktiviteti të organizuar nga konsullata greke në Gjirokastër dhe Departamenti i Gjuhës Greke në universitetin “Eqrem Çabej” me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës greke. Të pranishëm në takim kanë qenë rektori i universitetit të Janinës, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, personalitete të gjuhës e letërsisë greke si dhe profesorë e studentë të universitetit të Gjirokastrës.