KQZ shpall nesër zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Gjirokastër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nesër në ora 12:00 do të zhvillohet mbledhja ku do shqyrtohen vendimet për nxjerrjen e rezultatit në shtatë qarqe të mëdha të vendit.

Në njoftimin për mediat të KQZ-së, thuhet se në mbledhjen e së martës do të shqyrtohen projekt-vendimet:

“Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Tiranë, Korçë, Durrës, dhe Qarku e Beratit, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.