Krishtlindja, mbi 6 mijë shqiptarë hyjnë nga Kakavija për të festuar në atdhe

Në pikën kufitare të Kakavijës janë shënuar radhë të gjata emigrantësh që hyjnë në Shqipëri për festat e fundvitit.

Vetëm gjatë natës së mbrëmshme kanë hyrë 6 mijë emigrantë ndërsa pala shqiptare ka shtuar sportelet. Mësohet se autoritetet tona kufitare po punojnë me 6 sportele, ndërsa pala greke me dy sportele.

Pritet që fluksi të vijojë edhe në ditët e ardhshme.