Kryeministri Rama në Gjirokastër, inaguron maternitetin e ri (VIDEO)

rama gjirookaster spitaliKryeministri Edi Rama ishte dje në Gjirokastër për të inaguruar maternitetin e ri pranë spitalit rajonal “Omer Nishani”.

Gjatë fjalës së tij ai solli në vëmendje situatën absurde të pak kohëve më parë, që i detyronte nënat t’i sillnin në jetë fëmijët e tyre në vende të tjera.

“Ju e dini më mirë se unë, këtu sikur shkonin në spital lufte, me dritaret e mbyllura me plastmasë, pa xhama e pa korniza. Tani është bërë një maternitet komplet europian. Patjetër do të vazhdojmë hap pas hapi me të tjerat. Është një kantier i madh shëndetësia dhe ka nevoja të jashtëzakonshme, por hap pas hapi,” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri shoqërohej ministri i Shëndetësisë dhe përfaqësues lokal të PS-së. Në vijim të ndalesës së tij në Gjirokastër, ai mori pjesë edhe në inspektimin e punimeve të aksit rrugor nga “Sheshi Çerçizit” deri në “Postbllok”. Turi  i takimeve të tij në jug do të vazhdonte më pas në qytetin e Sarandës.