Parcelat e drogës mbillen sërish, pranga kryeplakut dhe dy të rinjve në Gjirokastër

tmp_3828-345-2092906726Tre persona janë arrestuar nga ana e policisë në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa janë zbuluar dhe më tej asgjësuar, 350 rrënjë bime narkotike të llojit kanabis sativa (fotot).

“Në vendin e quajtur Burimi i Malit të Shtugarës u evidentuan tre parcela të hapura rishtas, ku në to u gjetën të kultivuara 350 bimë të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis sativa, që varionin nga 50 deri në 80 centimetra lartësi”, – detajoi policia lokale. Ajo tha se bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies.

Gjatë këtij operacioni u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike, 25-vjeçari Ersid Kanushi, banues në Ksamil-Sarandë, si dhe u bë kapja dhe ndalimi për moskallëzim krimi i 25-vjeçarit Kledio Shabani, pasi akuzohet se kishte dijeni të plotë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu u bë ndalimi i kryeplakut të fshatit Klishar-Gjirokastër, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, si dhe “Shpërdorim detyre” ndaj kryeplakut të fshatit Klishar Gjirokastër, 52 vjeçarit Anastas Panajoti.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme