Kumbaro e Nikolla prezantojnë në Gjirokastër Strategjinë Kombëtare të Edukimit përmes Kulturës

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla ishin sot në Gjirokastër për të prezantuar Strategjinë Kombëtare të Edukimit përmes Kulturës.

Ato kishin zgjedhur gjimnazin ‘Siri Shapllo’, ku zhvilluan një takim me nxënës dhe mësues.

Gjatë fjalës së saj Kumbaro u ndalë në mënyrë të veçantë te fushata kombëtare ‘Takohemi per nje liber’, e cila është shtrirë në shumë shkolla, biblioteka dhe institucione të tjera në mbarë vendin.

Ndërsa ministrja e Arsimit foli për mbajtjen larg të ndërhyrjeve politike nëpër shkolla.

Sipas saj mënyra e vetme për t’u punësuar në sistemin arsimor është portali ‘Mësues për Shqipërinë’, jo ndërhyrjet e kryebashkiakëve apo kryetarëve të partive.