Kumbaro hap fushatën në Libohovë: Mos e shpërdoroni votën. Sjell të tjera investime në vendin tim të origjinës

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe njëkohësisht kandidate për deputete ka zhvilluar sonte në mbrëmje një takim në Libohovë për hapjen e fushatës elektorale.

Në bashkëbisedim me qytetarët ajo kërkoi mbështetje me votë për Partinë Socialiste më 25 qershor, për të vijuar më tej projektet dhe investimet në Libohovë.

Kumbaro përmendi disa prej investimeve që janë kryer në Bashkinë Libohovë siç është rruga dhe Kisha e Labovës, rruga e Bulos dhe projekti për rivitalizimin e qendrës së Libohovës që nis këtë muaj nëse përmbyllet në kohë procesi i tenderimit.

Sipas saj libohovitët nuk kanë asnjë arsye ta çojnë votën dëm për parti apo kandidatë të tjerë që e kanë humbur mundësinë për t’i dhënë Libohovës. Në 25 qershor tha ajo, humbasim shumë më tepër nëse kthehemi pas dhe shpërdorojmë votën.

/Libohova Online/