Kumbaro inspekton investimin në qendrën e Libohovës: Punësimi, jo histori qokash e tepsie, por projekte zhvillimi

Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro ka qenë sot në Libohovë ku në rolin e deputetes së zonës ka inspektuar nga afër ecurinë e projekteve të “Rilindjes Urbane” që zbatohen në këtë bashki. Krahas të tjerave ajo ka inspektuar punimet për rehabilitimin e plotë të qendrës së qytetit të Libohovës, një projekt i qeverisë shqiptare në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Për ministren Kumbaro këto projekte janë mënyra më e mirë e punësimit. Ajo pohoi se punësimi nuk do të jetë më një histori qokash e tepsie, por do të jetë projekte investimi e zhvillimi të zonës për të nxitur infrastrukturën dhe investime në sektorin privat e të turizmit.

Projekti me vlerë rreth 140 milion lekë parashikon ndryshimin rrënjësor të shëtitores së qytetit të Libohovës, fasadave të godinave përgjatë saj, rregullimin e sipërfaqeve të gjelbërta apo kanalizimin e ujërave të zeza e të bardha dhe ndricimin publik.