Kumbaro me të rinjtë e Gjirokastrës: Ju jeni garancia e fitores së 25 qershorit

Në çeljen e fushatës me të rinjtë e qarkut Gjirokastër, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një atmosferë elektrizuese iu drejtua të rinjve me fjalët se ata janë garancia e fitores së madhe të 25 qershorit për Shqipërinë që Duam.

“Ju jeni garancia e fitores së padiskutueshme të 25 qershorit. Ju jeni sot ekipi dhe forca më frymëzuese me krenari, profesionalizëm dhe dinjitet. Adrenalina kësaj fushate janë të gjithë të rinjtë e qarkut, jo veç ju që ndodheni sot këtu me ne. Sepse ne, të gjithë së bashku nga Përmeti, Këlcyra, Memaliaj, Tepelena, Libohova, Dropulli dhe Gjirokastra jemi më të sigurt se asnjëherë tjetër për fitoren e të vetmes parti për të cilën ia vlen dhe duhet të votohet më 25 qershor, Partisë Socialiste të Shqipërisë”.
Më tej Kumbaro tha se PS është e vetmja parti që ka vizion dhe del ballëhapur për reformat dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe se është sot e vetmja forcë politike në vend që tregoi se ka me vete jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët.

“Për rininë që duam, Për Shqipërinë që duam, në 25 qershor vetëm me dhe për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, përfundoi ajo.

Bashkë me Kumbaron në takim ishin edhe Bledi Cuci e Flamur Golemi.