Kumbaro në Nepravishtë: PD derë më derë kërcënon njerëzit për votën. Të vijnë të mësojnë si bëhet fushatë

Kandidatja  për deputete e PS-së, Mirela Kumbaro ka qenë sonte në mbrëmje për një takim elektoral në fshatin Nepravishtë. Gjatë fjalës së saj para banorëve të fshatit, ajo ka sulmuar edhe kandidatët e PD-së, që sipas saj po kërcënojnë njerëzit për vota.

Të vijnë dhe ata të shohin si bëhet fushatë, mos të shkojnë derë me derë e të kërcënojnë njerëzit”, ka thënë Kumbaro.

Mësohet se në të njëjtën orë që Kumbaro kishte njoftuar takim elektoral në Nepravishtë, në fshat kishte mbërritur kandidati i PD-së, Roland Bejko, i shoqëruar nga ish-kryebashkiaku Altin Çomo dhe njerëz të tjerë të stafeve të tyre.

/Libohova Online/