Kuvendi i la pushim këtë javë, deputeti i Gjirokastrës luan futboll

Kuvendi nuk u mblodh gjatë kësaj jave me dakordësinë e të gjitha palëve. Edhe partitë politike i lanë pushim deputetët e rinj.

Flamur Golemi, deputeti i PS-së në Gjirokastër, duket se e ka shfrytëzuar këtë kohë edhe për një ndeshje futbolli.

Siç shihet në foton që është publikuar në rrjetet sociale nga të rinjtë me të cilët Golemi luajti, deputeti socialist s’e ‘tradhton’ PS-në as kur zbret në fushën e lojës.

Fanella që ai mban veshur ka ngjyrat e partisë dhe sloganin e fushatës, ‘Për Shqipërinë që duam’.

Veshje të ngjashme kanë edhe lojtarët e tjerë të ekipit të tij, ndërsa skuadra kundërshtare mësohet se ka qenë nga njësia administrative Lunxhëri.

/ArgjiroLajm.net/