Lajm i keq për shqiptarët, vjen fundi i Lotarisë Amerikane…

Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon një ndryshim të ligjeve të imigracionit në SHBA, që prekin lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë, të ashtuquajturat Green Cards.

Ato do të ulen ndjeshëm në vetëm 500.000 leje në vit. Kjo do të thotë përgjysmimi i lejeve që janë dhënë deri më tani.

Në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri fjalë për “një nga reformat më të rëndësishme të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli”.

Trump: Punëtorët e pakualifikuar u marrin punën amerikanëve

Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve.

Trump tha, se sistemi i ri do të vlerësojë ata të huaj që flasin mirë anglisht, kanë cilësi profesionale të caktuara dhe që mund të kujdesen për veten e fëmijët e tyre, tha Trump.

Trump kritikoi sistemin e deritanishëm, që jepet me llotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare me SHBA-në.

Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve.

Sipas Trump kjo rëndon “punëtorët amerikanë, taksapaguesit dhe burimet e komunave”.

Nëse në të ardhmen vijnë më pak të pakualifikuar që shtyhen në tregun amerikan të punës, kjo krijon shanse për punëtorët amerikanë.

Projektligji i ri i përgatitur nga senatorët Tom Cotton dhe David Perdue parashikon shpërndarjen e më pak lejeve të qëndrimit për refugjatët deri në 50.000 në vit.

Që nga ardhja në pushtet e Trumpit, qeveria amerikane vepron masivisht kundër emigrantëve ilegalë në vend./