Lajthit eurodeputeti grek: Të aneksojmë Gjirokastrën, të shpallet autonomia e “Vorio Epirit”

Ndërkohë që qeveria greke reagon për çdo rast, kur ndonjë shqiptar apo i huaj krijon me pëllëmbë shqiponjën dykrenare, nuk shqetësohen aspak për gjuhën irredentiste të përfaqësuesve grekë në Parlamentin Europian. Europarlamnetari i Greqisë Notis Marias ka kërkuar shpalljen e Autonomisë në Epirin e Veriut.

Gjatë një aktiviteti të mbajtur më 27 mars 2017 në Bruksel Notis Marias në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare “Northern Epiri 1914” folën për rëndësinë që duhet të marrë sipas tyre, çështja e Vorioepirit, me qëllim helenizmin e krahinave shqiptare.

Gjuha skandaloze e përdorur nga europarlamentari grek i shoqëruar nga disa të tjerë në këtë aktivitet ndodh në Bruksel. Lajmi është pasqyruar në mediat greke, sipas të cilave, sekretari i shoqatës “Epirit të Veriut 1914” Spiros Gagalis analizoi situatën aktuale në Himarë, të cilën e quan pjesë të pushtuar të Epirit.

Në të njëjtin status ata përfshijnë edhe qytete të tjera të Shqipërisë si Vlora, Korça e Gjirokastra, ku sipas tyre jeton popullësi greke. Ata pretendojnë se popullsisë minoritare greke në këtë pjesë të Shqipërisë i është  konfiskuar  pasuria dhe që kjo pjesë i përket i përket Epirit të Veriut./27.al