Lamtumirë vapës! Pas 5 shtatorit nis ulja e madhe e temperaturave

nxehte-bajrami-620x330Të rrijë pa frikë kushdo që është me pushimet verore, pasi moti premton ditë të nxehta deri në fillim të Shtatorit. Deri të shtunën, data 5 Shtator do të na shoqërojë vapa përvëluese e stinës së verës, më pas përgatitemi zyrtarisht për të pritur stinën e Vjeshtës.

Parashikimi i motit tek ‘Il Meteo’ bën të ditur se pas të shtunës së 5 Shtator temperaturat do të bien me 10 e deri 15 Gradë Celsius krahasuar me temperaturat që po përjetojmë këtë fund gusht.

Me rënien e temperaturave do të mbërrijnë dhe reshjet e shiut, për të cilat po lutet këto ditë cdo qytetar i Tiranës së ‘ndezur flakë’ nga vapa. Pas datës 5 Shtator, temperaturat maksimale nuk do të kalojnë 25-27 Gradë Celsius duke u thënë lamtumirë temperaturave mbi 30 Gradë Celsius.