“Legen… pis”/ Sherr në Bashkinë Gjirokastër, Dasho Aliko goditet me shishe

dasho-aliko-dhe-komunaMbledhja e sotme e këshillit të Bashkisë Gjirokastër është shoqëruar me tensione, pas debateve të ashpra mes përfaqësuesve të PS-së dhe PD-së.

Petrit Brahimi, këshilltar i Partisë Socialiste në Bashkinë e Gjirokastrës ka goditur me shishe uji, këshilltarin e Partisë Demokratike, Dasho Aliko.

Ky i fundit është provokuar nga këshilltari i majtë kur fliste për mungesën e investimeve në Lazarat.

Brahimi ka ofenduar Alikon dhe më pas kanë nisur të ofendojnë njëri-tjetrin me fjalë si “legen”, “pis” etj.

Gjatë debatit, Aliko i ka kujtuar se ka një SMS në telefon që do t’i kushtojë shumë.

Në këtë monomet, këshilltari i PS-së e ka goditur Alikon me shishe uji.