Lëvizje në polici, komandohet një tjetër drejtor në Gjirokastër

Koço Dafa nuk do të jetë më drejtori i komanduar i Policisë së Qarkut Gjirokastër. Me urdhër të Ardi Veliut, në vend të tij është komanduar Perlat Vatoci. Ndërkohë nuk dihet ende se kur do të emërohet drejtori definitiv i Gjirokastrës. Me ardhjen e Veliut në krye të Policisë së Shtetit ka ndryshuar pothuajse e gjithë kupola drejtuese. Po kështu gjatë ditës së sotme është emëruar në drejtorinë e Kukësit, Zef Laska.