Libohova festive, ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjes (FOTO)

Dekori festiv për fundvitin nuk i ka munguar as kësaj radhe Libohovës. Mbrëmjen e sotme u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjes, e cila është vendosur në sheshin përballë Sarajeve të Myfid Bej Libohovës. E pranishme në ceremoninë e organizua me këtë rast ishte edhe kryebashkiakja Luiza Mandi, fëmijë të kopshtit, nxënës të shkollave, mësues dhe qytetarë të tjerë. Ky është viti i parë që Pema e Krishtilindjes vendoset në qëndrën e re të Libohovës, inagurimi i së cilës përfundoi në verë të këtij viti.

©Libohova Online