“Libohova lexon Kadarenë”, aktivitet për 80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit

12647379_845398175586647_2917001142306586438_nMe rastin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, gjimnazistë të shkollës “11 Shkurti” në Libohovë kanë organizuar sot një aktivitet kulturor.

Për rreth një orë nxënësit kanë interpretuar pjesë të ndryshme nga veprat e shkrimtarit, si dhe kanë sjellë edhe njëherë në vëmendje gjithë jetën e tij letrare.

Më tej është vlerësuar roli i shkrimtarit të shquar në përçimin e kulturës shqiptare nëpër botë dhe identitetit tonë europian.

12651037_845399765586488_4978074820152443147_n12651008_845398762253255_2241150605644976862_n