Libohova mirëpret “Miss Shqipëria 2019”, konkursi i bukurisë mbarëshqiptare do të organizohet për herë të parë në Kalanë e Shanishasë

Kompeticioni i vetëm i bukurisë mbarëshqiptare “Miss Shqipëria” këtë vit do të organizohet në Kalanë e Libohovës. Ky event i rëndësishëm vjen për herë të parë në Kalanë e Shanishasë. Regjisori Petri Bozo ka qenë sot në Libohovë për të parë nga afër Kalanë, ku pas pak ditësh do të nisin përgatitjet. 5 dhe 6 korriku janë përzgjedhur si dy netët e konkursit. Kjo është hera e dytë që ‘Miss Shqipëria’ vjen në qarkun Gjirokastër. Në vitin 2017 konkursi u zhvillua në Kalanë e Ali Pashës në Tepelenë. Një event si ky i shërben ndër të tjera edhe promovimit të Libohovës në sytë e një publiku më të gjerë.

©Libohova Online