Libohova nderon me titullin ‘Qytetar Nderi’ investitorët e fabrikës së ujit në Zagori dhe pilotin veteran (FOTO)

Në Libohovë festohet sonte festa e përvitshme popullore ‘Tradita Libohovite’, e cila mbledh së bashku shumë libohovitë brenda e jashtë vendit, si dhe banorë të zonës përreth. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, Bashkia Libohovë akordoi dy tituj ‘Qytetar Nderi’. Së pari u vlerësuan investitorët Sotir Çoni dhe George Andrews, të cilët kanë ndërtuan një fabrikë uji në Zagori, biznes që rikthen shpresën në atë zonë dhe ndihmon ekonominë lokale.  Motivacioni për ta ishte:

“ Për  kontribut  te  shquar  ne  zhvillimin  ekonomiko-social  dhe  human  te  krahines  se  Zagories”.

Së dyti u nderua edhe Stefan Kagjini, një ndër veteranët e aviacionit ushtarak. Motivacioni për të ishte:

“Per  vlera  dhe  kontribute  te  vecanta  ne  fushen  e  Aviacionit  Ushtarak Shqiptare.  Inxhinjer  i  talentuar  dhe  novatore,  me  efektivitet  te  larte shkencor.  Per  dekada  te  tera  sherbeu  me  devotshmeri  duke  pasuruar  me  tej  traditat  ne  sektoret  ushtarak  te  aviacionit”.

E pranishme në festë ishte edhe deputetja e zonës, si dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.