Libohova në terr, ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike

Foto ilustruese. Copyright, A.Babani. L.Times
Foto ilustruese. Copyright, A.Babani

Situata e krijuar dy ditet e fundit nga moti i keq me reshje te shumta shiu e rreshqitje dherash, pervec veshtiresive te tjera te krijuara per qytetaret, eshte shoqeruar edhe me nderprerje te shpeshta te energjise elektrike. Ne Libohove energjia ka munguar pothuajse gjate gjithe dites se djeshme. As ne mbremje e gjate nates s’ka patur.

Si gjithnje askush nuk di te jap nje pergjigje nga OSHEE apo nje njoftim paraprak per nderprerjen e energjise. Nga ana tjeter edhe vete qytetaret e Libohoves prej vitesh jane pajtuar me kete gjendje, duke mos kerkuar zgjidhjen e problemit.

Sa here nderpritet energjia, eshte bere zakon qe njerezit fajesojne motin.Nderprerje ka patur edhe ne zonat perreth Libohoves, ne Nepravishte, Labove e deri ne Zagorie.