Libohovë, ndërhyrje në sinjalistikën horizontale të rrugëve (FOTO)

tmp_26531-20160803_074647-1385878779Me përfundimin e ndërhyrjes së pjesëshme në rrugën zbritëse nga Libohova dhe në aksin nga Sofratika drejt Libohovës, prej dy ditësh ka vijon puna për pajisje e rrugëve me sinjalistikë horizontale.

Siç shihet nga fotot që sjell Libohova Online, rrugët po vijëzohen për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve. Mësohet se vijëzimi do të kryhet në të gjithë segmentin, ndonëse jo në të gjithë gjatësinë e tij pati shtresë të re asfalti.

Ndërhyrja është kryer nga kompania private e cila ka fituar tenderin nga Drejtoria e Rrugëve, për mirëmbajtjen e rrugëve të Libohovës.
|Libohova Online|

tmp_26531-20160803_0745241157697447tmp_26531-20160803_074538-337983439tmp_26531-20160803_074609-62648628tmp_26531-20160803_0747211068187493tmp_26531-20160803_074647557428892